Bregu: Apolonia e falënderon Stojkun, trajneri i ri është gjetur!

Sapo trajneri Gentjan Stojku deklaroi largimin e tij nga Apolonia, Sportekspres.com kontaktoi me administratorin e klubit fierak, Olsi Bregu, i cili u shpreh se kjo ndërprerje e marrëdhënieve kishte dy ditë, por sot u zyrtarizua.

MBYLLJA E BASHKËPUNIMIT ME STOJKUN – “E falenderojmë Stojkun për punën e mirë që bëri në këtë periudhë të shkurtër te Apolonia, por kontratën me të e kishim deri më 31 maj 2018. Ne menduam që të mos e vazhdojmë për sezonin e ri”.

TRAJNERI I RI – “Ne si klub kemi caktuar datën 20 qershor për ta bërë zyrtarisht publik emrin e trajnerit të ri të Apolonisë. Do jetë një emër i njohur në futbollin shqiptar, e do zgjedhim mes dy alternativave. Ne thuajse e kemi mbyllur marrëveshjen me njërin, mbeten edhe detaje shumë të vogla që nuk do ndikojnë në përfundimin e saj”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *