“Brdariç i përshtatet njerëzve në Shkodër”! Flet lojtari që çmendi shkodranët: Ia qëllova! Ky mund të jetë viti i Vllaznisë

Fjoart Jonuz ishte autori i një super goli në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Dinamos. Mes spektaklit në nëntë golat e realizuar, Jonuzi veçohet nga gjithë të tjerët pasi solli pak nga aroma e lojtarëve të mëdhenj në Shkodër. Një kryevepër e cila nuk ndodh shpesh, e pranuar kjo edhe nga vetë protagonisti në intervistën e tij për “Sport Magazine” me Drilon Xhepollari.

“Ishim të gjithë të gëzuar pasi fituam ndaj një rivali si Dinamo. Mund të them vetëm fjalë të mira për atë ekip që ka shumë cilësi. U krijua atmosferë shumë e bukur në fakt edhe nga tifozët. Këtu në Shkodër janë shumë të apasionuar pas futbollit, kam pasur shumë mesazhe, janë të zjarrtë. Tani kemi më shumë eksperiencë, vjet i shkuam afër, por këtë herë jemi kandidat të fortë për të fituar titullin.

Ky mund të jetë viti i Vllaznisë dhe shpresoj që ta ngremë titullin kampion në Shkodër pasi dihet se çfarë atmosfere krijohet këtu. Trajneri do futboll sulmues dhe i përshtatet ambientit të Shkodrës. Këtu me vite e kanë dashur futbollin sulmues. Mentaliteti i Brdaric është që kërkon presing të lartë, vrapime të shumta dhe çdo lojtari i pëlqen kjo mënyrë loje. Super goli? Mund ta praktikojmë në stërvitje, por të jemi të sinqertë, mund të ndodhi njëherë në disa kohë. Tani ja qëllova (qesh), se më para ndalohesha nga shtyllat”, tha Jonuzi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online