VIDEO/ Presidenti i Shqipërisë apo i Celtic? Dashuria që nisi si lojë, radhë e gjatë e skocezëve për të bërë foto me Ilir Metën

Gjithmonë mes batutës kemi pyetur: “Ilir Meta është presidenti i Shqipërisë apo i Celtic?”. Shumë postime në “Twitter” nga ana e presidentit të vendit tonë i kushtohen gjigandëve skocez. Kjo jo pa arsye, pasi ka një dashuri që nisi si një lojë. Teksa Ilir Meta do të bënte një takim pune jashtë territorit të Shqipërisë, hasi edhe disa tifozë të Celtic në rrugë. I veshur me kollaren dhe kostumin që ngjasonte me ngjyrën e Celtic, tifozët do të entuziazmoheshin dhe bënë disa foto me Metën që nuk njihej prej tyre, por dallohej që ishte zyrtari i lartë i një shteti.

Këto foto u publikuan nga Ilir Meta në “Twitter” dhe aktiviteti ishte i jashtëzakonshëm mes pëlqimeve të marra. Kaq mjaftoi dhe shumë postime në “Twitter” nga ana e presidentit të Shqipërisë do t’i përkisnin Celtic, madje duke postuar edhe video të golave më shpejtë sesa mediat skoceze.

Kështu Meta është kthyer në idhullin e tifozëve të Celtic dhe kjo është dëshmuar edhe në ditën e sotme. Celtic po luan kundër Ferencvaros të Myrto Uzunit në shtëpi, ndërsa presidenti ynë ka shkuar në stadium për të parë takimin. Shumë tifozë janë vendosur në radhë për të bërë një fotografi me Ilir Metën për ta pasur si një kujtim të bukur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online