Brahja: Teuta ka stabilitet, lojtarët dinë ta mbajnë presionin

Julian Brahja prej pak kohësh ka marrë rolin e ndihmëstrajnerit te skuadra e Dinamos, por nuk mund ta lërë jashtë vëmendjes edhe kategorinë Superior, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shumë skuadra. Në sezonin 2006-2007, ish-mbrojtësi laçian doli nënkampion me skuadrën e Teutës dhe sot nuk mungon në “Selman Stërmasi” në përballjen mes “djemve të deti” dhe Tiranës.

Para ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, Brahja ka komentuar pritshmëritë që ka për skuadrën e Teutës, që deri më tani ka bërë mjaft mirë. Ish-mbrojtësi thekson se ky ekip ka shanse për të pretenduar dhe për titullin kampion, duke përmendur cilësinë që skuadra bregdetare ka.

KRAHASIMI – “Kanë kaluar shumë vite kur kemi qenë me Shkëmbin në 2006-2007. Edhe këtë vit Teuta ka një ekip cilësor dhe me shumë kualitete”.

TEUTA – “Merkato që ka bërë Teuta i bën mirë, duke parë dhe konkurrencën që ka në skuadër. Edhe në dy fazat e para ka bërë shumë mirë, Prej 13 ndeshjesh nuk është mundur. Teuta i ka të gjitha mundësitë që të konkurrojë edhe për titullin kampion”.

ECURIA – “Mua më pëlqen te kjo Teutë ecuria dhe stabilitet që ka në lojë dhe në rezultate e arritura”.

PRESIONI – “Nëse e shohim Teutën ka lojtarë që kanë dalë kampion dhe dinë ta mbajnë dhe presionin”.

DINAMO – “Kemi ende disa ndeshje për të luajtur, por shpresoj që edicionin e ardhshëm të jemi pretendent për elitë. U bënë shumë vite që Dinamo nuk është aty ku i takon”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online