Merkato e janarit, 282 transferime dhe ‘jo’ shumë dashuri për të huajt

Edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e thonë shpesh me zë të artë se merkato e janarit është vetëm për të korrigjuar diçka të vogël, pa e thënë ndryshe për të riparuar pjesërisht, askush nuk duket se e beson atë çka vetë e thotë. Numri i transferimeve edhe në këtë merkato janar ka qenë relativisht i lartë, pasi në Superiore dhe në Kategorinë e Parë janë saktësisht 282 lëvizje.

Një numër tepër i lartë, ndonëse në elitë janë kryer vetëm 88 transferime, pasi mesatarja është afro 9 futbollistë për ekip. Drejtues i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi ka folur për “A2 News”, ku ka treguar se skuadrat shqiptare nuk kanë zhgënjyer në ditën e fundit të transferimeve, pasi kanë qenë shumë aktive. Ajo që veçon Nurishmi është se skuadrat tona janë ndërgjegjësuar për të besuar më shumë tek elementët nga vendi ynë, duke hequr dorë nga mania për të afruar të huaj pa fund.

“282 lojtarë janë transferuar në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Mund të themi se është një shifër e përafërt edhe me sezonin e kaluar. Bie në sy lëvizjet që kanë bërë ekipet e Kategorisë së Parë, ndërsa në Kategorinë Superiore ka 88 lëvizje”.

“Dje ka pasur një fluks prej 50 apo 60 regjistrimesh. Pati disa transferime të minutës së fundit, nga Partizani, nga Kukësi, nga Kamza. Gjithashtu edhe Kastrioti e Luftëtari kanë bërë goxha lëvizje”.

“Skuadrat kanë parë më tepër në tregun vendas, pasi janë të paktë lojtarët e huaj që janë transferuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online