Botërori ishte madhështor, por ana e errët e Rusisë raciste vijon!

0

Skuadra e kategorisë së tretë në Rusi, Torpedo Moska, ka anuluar planet për të firmosur me mbrojtësin Erving Botaka-Jobama – duke mohuar faktin se kjo është bërë sepse ai është me ngjyrë dhe sepse një pjesë e tifozerisë nuk duan që një lojtar me ngjyrë të luajë në skuadrën e tyre…

Të shtunën e shkuar, Torpedos i është dashur që të bjerë “pre” ose “viktimë” e racizmit të tifozerisë, që i ka detyruar që të mos marrin në ekip futbollistin afrikan. Ai është me origjinë ruse dhe kongoleze.

Klubi, pasi nuk e mori në ekip, priti disa kohë dhe më pas, sot, ka deklaruar se lojtari i rritur te të rinjtë e Torpedos, nuk do të vazhdojë karrierën me ekipin e parë thjesht sepse nuk është gjetur “akordi financiar”.

“Ngjyra e lëkurës nuk ka qenë kurrë një kriter kur përzgjidhet një futbollist”, ka thënë klubi.  “Racizmi nuk ka motiv të ekzistojë”.

Risultati immagini per racism torpedo

Klubi më pas ka thënë se lojtari ka kërkuar transferimin te Lokomotivi Kazanska Moska, duke prishur kontratën me Torpedon…

Në fillim të javës, një grup fansash të njohur si Zapad-5 Ultras kanë shkruar në rrjetet sociale: “E zeza mund të jetë ngjyra e klubit, por ne duam vetëm të bardhë në radhët e ekipit”.

Këto komente janë dënuar edhe nga Aleksandër Zotov, shefi i Shoqatës së futbollistëve rus.

Ka thënë: “Ka pasur ndryshime në mendjen e njerëzve pas Kupës së Botës, por ka ende një grup idiotësh. Kam lexuar shumë deklarata mbi futbollistin, disa ishin raciste, persona me horizonte të kufizuara. Ka edhe fansa normalë të Torpedos që nuk e duan sjelljen e këtyre ultrasve”.

Risultati immagini per racism torpedo

Federata Ruse është gjobitur me 22 mijë sterlina nga FIFA në maj për koret raciste të fansave në miqësoren mes Rusisë dhe Francës në mars.

Edhe Liverpuli është ankuar te UEFA për abuzime raciste të drejtuara ndaj Bobi Adekanje gjatë një ndeshje të UEFA Youth League me Spartakun e Moskës në shtatorin e shkuar.

Risultati immagini per dinamo kiev racist

Dhe në janar, Spartak Moska është kritikuar për një mesazh “raciste” ndaj futbollistëve të saj.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.