VIDEO/ Bahia në krizë, plas sherri në aeroport mes tifozëve dhe ekipit!

0

Momente tensioni në aeroportin e Salvador de Bahia, në Brazil, ku skuadra lokale e futbollit, që kthehej nga transferta e barazuar 1-1 ndaj Shapekoenses, është pritur me të bërtitura dhe shtyrje nga ana e tifozëve.

Të mbrojtur nga forcat e sigurisë së klubit, futbollistët janë munduar që të “strehohen”, ndërsa sulmuesi Gilberto është përpjekur të flasë më grupimin, por pa rezultat.

Vetëm ndërhyrja e Policisë Ushtarake ka arritur që të ndajë këtë protestë. Bahia është në vend të 17-të në renditje me 13 pikë në zonën e rënies nga kategoria në Brasileirao.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.