Bosi i Evertonit: Lukaku refuzoi rinovimin për shkak të një mesazhi vudu

Aksioneri që ka shumicën e aksioneve tek Evertoni, Farhad Moshiri, ka deklaruar se Romelu Lukaku refuzoi të rinovonte me Evertonin, për shkak se një mesazh vudu i tha që të shkonte te Çelsi.

Lukaku u transferua këtë verë te Mançester Junajtid për 75 milionë sterlina, duke refuzuar në maj një kontratë të re prej 140.000 sterlinash në javë tek Evertoni. Sulmuesi belg dëshironte me çdo kusht Çelsin dhe e gjitha erdhi për shkak të një ndërhyrjeje me sfond fetar.

Moshiri ishte duke diskutuar në një takim me gjithë aksionerët e klubit, kur një prej tyre e pyeti pse Lukaku u shit pa gjetur një zëvendës të denjë.

Miliarderi britaniko-iranian u përgjigj: “Shpenzova dy vera duke u përpjekur që ta mbaja. Verën e parë harxhova tre muaj me agjentin dhe familjen e Lukakut, duke arritur ta mbanim edhe një vit më shumë. Më pas, verën e shkuar, i ofruam një marrëveshje më të mirë sesa Çelsi. I ofruam aq sa i jepte Çelsi, por ai nuk dëshironte të qëndronte. Ai dëshironte të luante për Çelsin. Bëmë gjithçka për ta mbajtur, nuk e keni idenë sa i kemi ofruar dhe agjenti i tij erdhi të firmoste kontratën, kur në momentin e fundit Lukaku mori në telefon mamanë e vet. I tha që ishte diku në Afrikë dhe një magjistare vudu i tha që ai duhej të shkonte te Çelsi. Në fund, Mançester Junajtid u bë zgjedhja e tij dhe ne humbëm para, sepse tani Lukaku do të vlente 120 milionë sterlina, e pakta. Problemi ishte në trurin e tij, nuk ishte në vete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online