Krasniqi mbërrin në Antalia, ikin dy lojtarët në provë

Dy të rinjtë e ardhur për provë te Skënderbeu nuk kanë bindur dhe janë larguar. Sulmuesi kavajas ka nisur dje stërvitjen me ekipin korçar

Leonared Trebicka

Blerim Krasniqi ka firmosur kontratën e re me Skënderbeun para dy ditësh dhe dje, në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në rezidencën e skuadrës bardhekuqe në Antalia të Turqisë. Për shkak të lodhjes së madhe nga udhëtimi, stafi teknik e ka lënë pushim lojtarin në fjalë në seancën e paradites. Më pas Krasniqi ka bërë prezantimin përpara skuadrës dhe pasdite ka kryer seancën e parë stërvitore me Skënderbeun. Gjatë kësaj faze trajneri Daja do ta shohë më mirë gjendjen e sulmuesit të ardhur nga Apolonia, veçanërisht në testet që Skënderbeu do të zhvillojë në Antalia. Nga ana tjetër, lojtari i ri ka mundësinë ti tregojë trajnerit vlerat e tij për të siguruar një vend në sulmin e korçarëve, kuptohet jo si titullar. Në të kundërt, edhe mund të huazohet në ndonjë skuadër tjetër. Gjithçka është në dorë të vetë Krasniqit, lojtar që në të ardhmen pritet të jetë i rëndësishëm për Skënderbeun dhe jo më kot korçarët e kanë bindur atë dhe kanë paguar për ta marrë nga fierakët. Pritet të mbërrijnë të tjera përforcime te Skënderbeu, që do të thotë se konkurrenca do të jetë e madhe, sidomos në vijën e parë të sulmit, ku korçarët presin një tjetër lojtar me peshë.
TRAVALIO-KORENICA – Ditët e fundit në Antalia kishina ardhur dy lojtarë të rinj për të bindur trajnerin Ilir Daja. Por që të dy nuk ia kanë dalë. Bëhet fjalë për Rikardo Travalio, futbollistin 19-vjeçar nga Venezuela, që qëndroi tri ditë dhe në miqësoren ndaj Bursasporit luajti vetëm pesë minuta, duke zëvendësuar Nimagën. Futbollisti në fjalë nuk e ka bindur aspak Dajën dhe dje është larguar nga rezidenca e Skënderbeut në Turqi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lojtarin tjetër që erdhi nga Suedia, kosovarin Egzon Korenica. Ai qëndroi shumë pak me Skënderbeun dhe nuk mundi ta kalonte testin. Ishin dy futbollistë që vinin si talente, por që nuk bindën dhe tashmë kanë lënë Turqinë. Në ditët në vijim priten të tjerë futbollistë të rinj që do të testohen nga stafi i Skënderbeut.

Krasniqi: Kam ardhur në klubin më të mirë shqiptar
Pasi ka bërë prezantimin dhe ka kryer seancën e parë me ekipin e ri, sulmuesi Blerim Krasniqi ka thënë fjalët e para si pjesë e Skënderbeut. Ai është shprehur për Sport Ekspres se e zgjodhi ekipin korçar pa u menduar shumë, ndërkohë që shpreson të jap më të mirën me fanellën e tij: Skënderbeun e zgjodha, sepse është klubi më i mirë në Shqipëri, tani një klub i afirmuar edhe në Europë. Për kontratën, për kohëzgjatjen e saj, nuk kemi biseduar ende. Kam pak që kam ardhur këtu, por mund të them se jam ndjerë shumë mirë në seancën e parë stërvitore. Shpresoj të përshtatem sa më shpejt me grupin. Besoj dhe do të mundohem gjithmonë të jap më të mirën me fanellën e Skënderbeut. Objektivi im është të me sa më shumë minuta në ndeshjet zyrtare më këtë ekip, – tha shkurt sulmuesi kavajas, i cili nuk ka nguruar të postojë në profilin e tij edhe një foto me fanellën bardhëkuqe, pas mbërritjes në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online