Bonuçi te Milani. Tashmë thuajse është kryer. Goditja më e madhe dhe e papritur e verës ndodhi në një mënyre të pabesueshme teksa askush as nuk e kishte parashikuar. Mes Juventusit dhe Milanit është thuajse arritur akordi dhe diferencat e fundit janë “limuar” pak minuta më parë. Edhe mediet torineze janë dorëzuar dhe kanë nisur të shkruajnë për zëvendësuesit e Bonuçit, që i ka thënë po kuqezinjve dhe do të përfitojë 6 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme. Sakaq, gruaja e lojtarit ka nisur kërkimin e shtëpisë në Milano.
Pritet që nëse zyrtarizimi vjen po sonte, ose nesër në mëngjes, lojtari të niset për në turneun në Kinë, pasi të kryejë edhe vizitat mjekësore. Juventusi duhet të fitojë rreth 40 milionë euro nga ky operacion, teksa e nisi në fillim me kërkesë 45 milionë euro. Edhe 5 milion ndajnë Milan nga Juvetusi, por s’do të jetë e vështirë të gjendet “gjuha”.
Kujtojmë që vjet, lojtari refuzoi Sitin e Guardiolës dhe Çelsin e Kontes.