Zyrtare: Barcelona transferon Semedon për 30 milionë euro

0

Më në fund ia arriti!

Barcelona tashmë ka një mbrojtës të djathtë të ri, i cili është Nelson Semedo! Para pak minutash, klubi katalanas zyrtarizoi transferimin e 23-vjeçarit, i cili është marrë nga Benfika për një shifër që nuk shkon më shumë se 30 milionë euro (e pakonfirmuar nga klubet). Barcelona fillimisht ofroi 30 milionë euro për portugezin dhe përgjigjja e Benfikës ishte që nuk negocionte pa shkuar në shifrën 50 milionë, por katalanasit kanë ushtruar presion duke përdorur faktin se lojtari donte largimin dhe ia kanë arritur qëllimit.

Semedo do të bëjë testet mjekësore nesër dhe do të firmosë për pesë vite. I lindur më 16 nëntor 1993 në Lisbonë, ai konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të Portugalisë. Vjet djaloshi fitoi kampionatin me Benfikën duke qenë protagonist me gola dhe asiste. Gjithsej ai ka luajtur 63 ndeshje me të kuqtë.

E veçanta e tij është se me stilin e lojës që ka ngjan shumë me Dani Alveshin, ish-mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, i cili nuk ka pasur kurrë një pasues të denjë në “Camp Nou”. Doglas, Sergi Roberto dhe Aleiks Vidal nuk kanë bindur në këtë pozicion dhe shpresohet që goditja përfundimtare të jetë ajo e Semedos, i kërkuar edhe nga klube si Çelsi dhe Mançester Junajtid.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.