Më në fund ka marrë fund dhe “odiseja” e merkatos në aksin Milano-Torino, pasi tani janë zyrtarizuar si Bonuçi tek “Zonja e vjetër” ashtu dhe Kaldara e Higuain tek Milani.
Nëse Higuain dhe Kladara zgjodhën konferencën për shtyp për të thënë fjalët e para me skuadrën e re, mbrojtësi Bonuçi ka preferuar që përmes një postimi në “Tëitter” të shprehë emocionet e tij për rikthimin tek bardhezinjë.
Mbrojtësi veteran shpreh mirënjohjen për ata që e kanë mbështetur në edicionin e fundit, por në të njëjtën kohë ai thekson se me punë do të japë më të mirën e tij në skuadrën që ai e konsideron si shtëpi.
“Çdo udhëtim e ka një fund! Unë sigurisht nuk mund të harroj që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij sezoni. Njëkohësisht, nga sot unë nuk do të harroj që të shfaq me punën time të gjithë dëshirën që kisha për t’u rikthyer aty ku unë e ndjej se është shtëpia ime”.
Ogni viaggio termina con un ritorno.
Non dimentico certamente di ringraziare chi mi ha sostenuto durante tutta questa stagione. Allo stesso modo, da oggi non dimenticherò di dimostrare, con il lavoro, tutta la mia voglia di tornare in quella che ad oggi, sento ancora casa. pic.twitter.com/pZ3U5FQRM9— Leonardo Bonucci (@bonucci_leo19) August 3, 2018