Boniek flet për CR7: Juventus ka fituar “Bingo”, ja ku zhvillohet Euro 2028

Ish-sulmuesi i Juventusit me të cilët ka fituar dhe Kupën e Kampionëve, aktualisht në rolin e presidentit të federatës polake të futbollit, komenton afrimin e Ronaldos tek Juventus. Sipas Zbigniev Boniek, Ronaldo nuk është një kosto, por fitim. CR7 sjell vetëm të mira, madje do të përfitojë dhe federata italiane e futbollit.

“Juvja ka kapur “Bingo” me blerjen e portugezit. Në Torino dinë t’i bëjnë llogaritë dhe Ronaldo është pjesë e projektit të ndërkombëtarizimit të produktit dhe nuk është një kosto, por një fitim, sepse ai paguan vetën e tij. Një goditje e jashtëzakonshme. Ronaldo bën që të gjithë të shohin edhe një Juventus-Fiorentina, ose një Empoli-Juventus.

Diçka e tillë do i bëjë mirë dhe federatës italiane, e cila kërkon të organizojë Europianin e 2028. Jam anëtar i komunitetit ekzekutiv dhe mund t’ju them që Italia ka shumë shanse ta sigurojë organizimin e kompeticionit”, shpjegon polaku 62-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online