Boksierët shqiptarë Krenar Zeneli dhe Patriot Behrami kanë mbyllur rrugëtimin e tyre në “Lojërat Europiane, Minks 2019”. Të dy atletët arritën deri në çerekfinalet e garave respektive.
Vlonjati Krenar Zeneli garoi në kategorinë 59 kg, ku u mund në çerekfinale nga kampioni evropian Piter Mekgreil me vendim unanim 5 – 0.
19-vjeçari Behrami ishte pjesë e delegacionit të Kosovën në këtë event. Boksieri i ri garoi në kategorinë 69 kg, ku mundi fillimisht kroatin Marko Zejljo 4 – 0 dhe më pas medalistin olimpik Vinçenco Manxhiakapre. Në çerekfinale Behrami u mund nga kubanezi me shtetësi azere, Lorenco Sotomajor, një ndër boksierët amator më të njohur në botë.