Boka del kundër “CONMEBOL”: S’jemi në gjendje të luajmë

Vazhdon kaosi në Buenos Aires. Së fundmi klubi i Boka Zhuniors ka dalë më një komunikatë, ku ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes për një datë më të vonshme. Arsyetimi është i thjeshtë, lojtarët ende nuk e kanë marrë veten nga sulmi i dhunshëm që iu bë autobusit të skuadrës gjatë momentit të udhëtimit drejt stadiumit “Monumental”.

Ndeshja është programuar të luhet në orën lokale 17:00  (ora shqiptare: 21:00) dhe situata është ende shumë  e paqartë. Ndërkohë, River Plejt ka lajmëruar se dyer e stadiumit janë hapur dhe tifozët janë të lutur të futen në stadium sa më shpejt për të shmangur radhët e gjata.

Sipas medieve argjentinase, në minutat në vazhdim “CONMEBOL”, do të dalë me një njoftim, që do të sqarojë të gjithë situatën e krijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online