Bogdani: Nuk kemi cilësi, ndaj na duhet grinta dhe egërsia

Erjon Bogdani ka qenë i pranishëm në prezantimin programin e projektit për moshat parashkollore, iniciuar nga fondacioni “Lorik Cana 5”.

Ish-sulmuesi i famshëm, tashmë trajner i Shqipërisë U-19, ka folur edhe për humbjen e kombëtares në Luksemburg, duke u shprehur i befasuar: “Në fakt unë pashë vetëm 20 minutat e para, që më dhanë përshtypjen se skuadra jonë do të fitonte. Në fund rezultati ishte befasues edhe për mua. Shpresoj që në Izrael të luajmë më mirë dhe të fitojmë.”

Bogdani e ka të qartë çfarë i duhet kombëtares: “Shqipëria duhet të luajë me grintë, sepse nuk ka lojtarë cilësorë si Spanja apo Italia. Duhet të bazohemi të karakteristikat tona, të luajmë me grintë dhe egërsi, sepse ato na kanë dhënë sukses.”

De Biazi dhe e ardhmja e tij, Bogdani nuk preferon të futet në të tilla çështje: “Kjo është pyetje për trajnerin, jo për mua. Unë jam vetë trajner dhe mund të gjendem në të njëjtën situatë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online