Bllokadë dhe sulm nga Reali, plan të “plaçkitë” Juventusin

Dibala sa vjen dhe është akoma më larg Juves. Minutat e pakta të tij në fushën e lojës që nga ardhja e Kristianos kanë bërë që ai të mendojë largimin nga kampionët e Italisë. Ekipet që duan shërbimet e mesfushorit janë të shumtë në numër, pasi klube nga Premier Liga dhe La Liga interesohen për të.

Mançester Junajtid dhe Çelsi thuhet se kanë shfaqur interes, por sipas gjigantes spanjolle “AS”, Real Madrid është klubi që e monitoron gjendjen e lojtarit dhe presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë plot 120 milionë euro.

Gjithashtu, thuhet se Juventus mendon një shkëmbim të lojtarit me Marselon ose Hames Rodrigez, ky i fundit momentalisht është i huazuar te Bajerni i Mynihut. Gjithsesi, siç raportohet, klubi spanjoll nuk është i gatshëm për një shkëmbim. Mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të lërë “Allianz Stadium” për të kaluar në “Bernabeu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *