Më në fund dritë në fund të tunelit për Lukas Kardozon. Sulmuesi i Partizanit u rikthye në fushën e blertë pas një periudhe shumë të gjatë larg fushave të lojës, teksa kishte dëmtuar gurin dhe faza e rikuperimit ka zgjatur plot 7 muaj. Braziliani mund të konsiderohet si një “blerje” e janarit, pasi edhe trajneri gega u shpreh pas ndeshjes se pas fazës përgatitore lojtari në fjalë do të jetë plotësisht gati për ekipin dhe do të jetë një ndihmë e madhe.
Vetë Kardozo ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku është shprehur se ndihet i lumtur që më në fund është rikthyer pas shumë pengesash dhe një periudhe mjaft të vështirë për të.
“Shtatë muaj pas dëmtimit në gju, arrita që të luaj ndeshjen e time të parë për këtë edicion. Pas shumë pyetjesh dhe vështirësish që kam kaluar nga ana psikologjike, kam punuar shumë që të kthehem sa më parë në fushën e blertë dhe jam i lumtur që ia dola të luaj në këtë ndeshje. Duke u përballur me shumë probleme, dështime dhe gabime, kam mësuar shumë, pasi jeta e tillë është dhe duhet të ngremë kokën të lumtur sepse pas stuhisë gjithçka nis nga fillimi. Do të punoj çdo ditë që të përmirësohem dhe dua të falënderoj Zotin për gjithçka, mbi të gjitha që kemi shëndet. Asnjë problem nuk është i madh, nëse dëshira për të fituar është akoma dhe më e madhe”.