Biznesmeni Rexhinaldo, duhet të “hidheni” po e deshët!

Një sulmues flet me gjuhën e golave dhe sezonin e shkuar një nga ata që realizoi më së shumti ishte Rexhinaldo. Futbollisti nga Mozambiku për herë të parë u ngjit në nivele të tilla: 21 gola, 18 të realizuar në kampionat dhe 3 në Kupë. Ishte në podiumin e golashënuesve dhe më mirë se ai bënë vetëm Sindrit Guri – 20 rrjeta të tundura – e Ali Soue. Afrikani i Skënderbeu shënoi 21 herë dhe mori “Këpucën e Artë”.

Nuk do të kthehet më në Shqipëri, pasi tani është i papërballueshëm për klubet tona. Shkodrani ndërkohë u transferua në Belgjikë dhe do kërkojë të rrëmbejë skenën tek Ostende. Ndër ata që shënuan më së shumti vjet ka ikur edhe Kristal Abazaj, kur Sebino Plaku për momentin është sistemuar te Kukësi. Rexhinaldo është i zgjuar. Vjet bisedonte me disa klube njëkohësisht.

Laçi kishte përfshirë në mes Abraham dhe bisedimet hapeshin dhe mbylleshin. Kamza gjithashtu ishte në lojë dhe disa herë kontratat i ktheheshin mbrapsht. Presidenti Naim Qarri iu sos durimi. Edhe Flamurtari e tentoi, por në fund Pashk Laska e bindi. Rexhinaldo, pasi mori këstin e parë, nënshkroi dhe me t’i dalë viza iu bashkua bardhezinjve.

Golat e shënuar me Laçin ia kanë rritur vlerën. Në Gjirokastër kishte shënuar në kampionat vetëm 8 gola, kurse me kurbinasit realizoi dhjetë më shumë. Këtë verë e kanë kërkuar disa klube, por nuk mund të nënshkruajë askund pa mbyllur Laçi aventurën e evropiane. Ofertat nuk i mungojnë, madje është thënë se e ka mbyllur me Kukësin. Diçka e tillë mund të thuhet vetëm pasi të firmosë. Së fundmi e ka kontaktuar një klub shqiptar dhe Rexhinaldo ka qenë i qartë: “Më bëj ofertën”. Është biznesmen, kërkon të “blejë” dhe ta shesë veten shtrenjtë. Kur mungojnë alternativat, duhet t’i përgjigjesh. Të shohim kush do “hidhet” dhe do t’ia ofrojë milionat. Ankandi është i hapur… VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online