Mbaron Botërori, dëmtohet keq një nga stadiumet e Rusisë

Me mbarimin e Botërorit kanë nisur dhe problemet e para për infrastrukturën e ndërtuar posaçërisht për këtë turne madhështor. Një nga stadiumet e Kupës së Botës ka pësuar dëmtime të rënda pas rrëshqitjeve të dheut.

Qyteti i Volgogradit është përmbytur nga shiu, duke çuar në rrëshqitje të dheut mbi një argjinaturë afër stadiumit. Kjo shkaktoi një vrimë të thellë dhe e dëmtoi shumë këtë pjesë të stadiumit. Qeveria ruse do të ndërhyjë për të riparuar dëmin. Duhen të kryhet një javë punime.

Volgograd Arena është një stadium që ka një kapacitet deri në 45,000 spektatorë. Impianti u ndërtua për Kupën e Botës me një kosto mbi 16 miliardë rubla (257 milionë dollarë), sipas të dhënave në faqen e internetit të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online