Milano do të presë nesër në “San Siro” luksemburgasit e Dudelanzh. Në daljen për shtyp në prag të kësaj ndeshje, trajneri i kuqezinjve Xhenaro Gatuzo bëri thirrje për vlerësim ndaj kundërshtarit, si dhe foli për disa çështje të tjera të klubit që ai drejton.
DUDELANZH – “Ata janë një ekip i bashkuar. Në ndeshjen e parë në vuajtëm jo pak. Duhet të kujtojmë se sa shumë u lodhëm për të siguruar tri pikët në përballjen në Luksemburg. Do t’ia vështirësonim shumë gjërat vetes nëse nuk arrijmë të fitojmë
HIGUAIN – “Ai ka një dhunti të veçantë. Gonzalo e di që është një lojtar me emër të madh, por në dhomat e zhveshjes sillet si të gjithë të tjerët. Atij nuk i mungon entuziazmi, por kur gjërat nuk shkojnë si ç’duhet, ai fillon të nervozohet. Duhet të bëjë më shumë kujdes për këtë aspekt, pasi lojtarët më të rinj në moshë mund të marrin këtë “huq” të tij”.
NJË VIT NË STOLIN E MILANIT – “Kemi kaluar shumë vështirësi dhe meritë që jam akoma trajneri i Milanit pas një viti kanë lojtarët e mi. Ata kanë krijuar atmosferë të jashtëzakonshme. Flasim për gjithçka me njëri-tjetrin duke filluar nga futbolli e biseda personale dhe familjare. Kam akoma shumë për t’u përmirësuar sidomos në menaxhimin e ju gazetarëve”.
BONAVENTURA – “Xhek do qëndrojë një muaj në SHBA. Ai shtrëngoi dhëmbët për pesë muaj dhe më pas u detyrua të bënte operacionin. Na mbetet vetëm ta falënderojmë. Ndoshta rolin e tij mund ta zëvendësojë Çalhanoglu, pasi kanë karakteristika të ngjashme. Musakio pritet të rikthehet për një javë, ndërsa Romanjolit do i duhen 2 ose 3 javë”.
SALVINI – “Sqaruam gjithçka me anë të celularit. Tani gjithçka është në rregull. Ai ka problemet tij, unë kam të mijat”, përfundoi Gatuzo.