Birja: Premtova se do e prisja penalltinë, në Burrel për maksimumin

Skuadra e Korabit është një nga pretendentet e në pesë skuadrat e para në renditjen e Grupit A të Kategorisë së Parë, jo vetëm se renditet në vendin e 4-t, me 24 pikë të barabarta me Dinamon e vendit të 3-të. Në javën e 15-të Korabi fitoi pastër 3-0 me Veleçikun, në të cilën portieri Kadri Birja u bë protagonist me pritjet e shumta të tij, e mes tyre edhe të një penalltie. Për SportEkspres.com gardiani i skuadrës dibrane deklaron se janë në rrugën e duhur, por synimi është për ngjitje në renditjen e kësaj kategorie.

“Me Veleçikun ishte një ndeshje e vlerësuar maksimalisht nga e gjithë skuadra dhe fitorja u duk më e lehtë edhe nga përkrahja e madhe e tifozerisë, e cila u bë faktor në këtë sfidë të parë për vitin 2019 në kampionat. Ndërsa për penalltinë unë e kisha premtuar në skuadër, por atë ditë dedikimi ka qenë për presidentin e skuadrës sonë Fehmi Mziu, i cili kishte datëlindjen”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij portieri i Korabit, Kadri Birja.

Ndërsa për ndeshjen e javës së 16-të të cilën Korabi e luan në transfertë me Burrelin, Birja e quan të vështirë dhe rezultatin mendon që t’ia lerë fushës së lojës. “Të gjitha ndeshjet janë të vështira, sidomos këto të fazës së dytë ku çdo skuadër kërkon të marrë sa më shumë pikë. Edhe për ne në Burrel do të jetë një ndeshje e vështirë, por do të shkojmë për të dhënë maksimumin dhe rezultatin do t’ia lemë fushës së lojës”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online