Bindja e ish-trajnerit të Shqipërisë: Gjermania në krizë? E ka fajin… Guardiola!

Eliminimi në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë shkaktoi zhgënjim të madh dhe shumë kritika në Gjermani. Kombëtarja e Lëv ndodhet në një krizë, që duket më shumë psikologjike, pasi lojtarët dhe kualiteti ekziston.

Hans Peter Brigel ka folur për “Repubblica”, duke akuzuar një person të vetëm për krizën e futbollit gjerman. Ai është Pep Guardiola, i cili drejtoi Bajernin e Mynihut për tre sezone. Sipas ish-trajnerit të Shqipërisë stili i lojës së trajnerit të Sitit ishte një nga shkaqet kryesore të këtij momenti të keq.

Është faji i Guardiolës, na ka mashtruar, duke na thënë që për të fituar mjafton të kesh 75% kontrollin e topit, por nuk është kështu. Në futboll rezultati është më i rëndësishëm sesa kontrolli i lojës. Të kesh kontrollin e topit nuk mjafton për të fituar dhe Franca na e demonstroi një gjë të tillë duke fituar kupën e botës”, thekson Brigel.

63-vjeçari nuk kursen as trajnerin Hoakim Lëv. Sipas Brigelit, ai nuk pati guxim tek të rinjtë dhe u mbështet përsëri te lojtarët, të cilët fituan Kupën e Botës në vitin 2014.

Mund të fitohet dhe duke u kthyer në një mënyrë më tradicionale loje. Loja e bukur nuk është gjëja më e rëndësishme, por ekuilibri në fushë. Mendoj se bëhet fjalë për një krizë të përkohshme, që i ka ndodhur shumë kombëtareve. Lëv? Pas fitores në Kupën e Konfederatave, mungoi guximi për të ndryshuar. Duheshin lënë në shtëpi 4-5 lojtarë të Botërorit 2014, të cilët nuk ishin në gjendjen e duhur dhe t’iu jepej më shumë besim të rinjve, të cilët fituan Kupën e Konfederatave”, përfundon Hans Peter Brigel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online