Pse Anglia nuk ecën? E shpjegon Uejn Runi

Uejn Runi i dha fund me kombëtaren, duke e mbyllur eksperiencën e tij me Anglinë. 120 ndeshje, 53 gola, por asgjë e fituar. Zhgënjimi më i madh ndodhi në Botërorin e vitit 2010, kur ekipi i drejtuar nga Fabio Kapelo u eliminua nga Gjermania, mes polemikave për golin e anuluar të Lampard.

Një brez i shkëlqyer lojtarësh: Runi, Lampard, Zherard, Terri, Ferdinand, Kol etj, por Anglia vazhdon e krenohet me Botërorin e fituar në vitin 1966. Të vetmin në historinë e “Tre Luanëve”.

Sulmuesi i DC United u largua mes duartrokitjeve të stadiumit “Wembley” pas fitores me SHBA, ndërsa vazhdon të jetë një tifoz i kombëtares ishullore. Aspak zili, apo xhelozi, siç ndjejnë shumë nga ish-lojtarët e Anglisë.

Unë nuk kam aspak zili. Jam një fans i kësaj skuadre dhe dua që Anglia të bëjë mirë. Kam folur me disa ish-lojtarë të Anglisë dhe ata nuk e pranojnë dot faktin që kombëtarja po ecën mirë. Kam dhënë gjithmonë gjithçka kur kam mbrojtur ngjyrat e kombëtares, por nuk ka mjaftuar për të fituar diçka. Shpresoj që ky ekip ta bëjë të mundur një gjë të tillë”, përfundon sulmuesi 33-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online