Dino Xof është një nga portierët më të mëdhenj të futbollit italian. Në vitin 1982, ai fitonte Kupën e Botës në moshën 40-vjeçare, ndërsa 18 vite më vonë, i ulur në stolin e kombëtares së kaltër, ai humbiste një finale Europiani dramatike, kur ishte vetëm 25 sekonda larg fitimit të saj.
Xof flet për kampionatin italian, ndalet te Juventus dhe jep idenë e tij për rolin e argjentinasit Dibala. Bardhezinjtë janë të fortë, por në fund vendos fusha e blertë
“Nuk mendoj që skuadra e Alegrit është më pak kompetitive se Reali i Madridit. Përkundrazi, mendoj që bardhezinjtë janë më të fortë në letër, por kjo diçka e tillë nuk siguron fitore. Dibala mund të bëjë rolin e Iskos dhe të ndihmojë Ronaldon”, përfundon 76-vjeçari, i cili mbrojti portën e ekipit torinez për 11 sezone rresht gjatë viteve 1972-1983.