De Laurentis, luftë Bashkisë së Napolit dhe tallet me “San Paolo”-n!

Me rastin e konferencës për shtyp të dhënë në “San Nicola” të Barit, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka folur edhe për “San Paolo”-n e Napolit…

Presidenti axurr, që ka raporte aspak të mira me Bashkinë e Napolit për impiantin që ndodhet në zonën Fuorigrota, ka thënë: “San Nicola vlen 100 herë më shumë se San Paolo. Eshtë e bukur kjo sallë konferencash, sikur ta kishim te Napoli… Sot në mëngjes kur mbërrita thashë “sikur të kishim një kryebashkiak si ai i Barit, Dekaro”.

Kujtojmë që fërkimet mes presidentit të Napolit dhe kryebashkiakut të qytetit, De Maxhistris, janë bërë edhe më të forta këto kohët e fundit, për kushtet e stadiumit, në gjendje skandaloze…

Sakaq, klubi i Napolit ka vendosur që, ndryshe nga herët e tjera, ndeshjen përballë Milanit, të mos i dërgojë bileta falas administratës së Bashkisë, përfshirë kryebashkiakun, por nëse duan ta shohin, duhet të paguajnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online