Shqipëria përballet me Jordaninë më 10 tetor, në një ndeshje që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” prej orës 20:00. Ditë më parë nisi shitja e biletave online, ndërkohë që FSHF ka njoftuar se tashmë ka nisur shitja e tyre edhe në dyqane.
Ndryshe nga se ka ndodhur më parë, këtë herë shitja e biletave do të bëhet në disa pika. Veçse në kryeqytet, biletat do të shiten edhe në Durrës e Korçë. Gjithashtu ka edhe promocione të ndryshe, sikurse njofton FSHF përmes sajtit zyrtar.
NJOFTIMI I FEDERATËS – Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 Tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Federata Shqiptare e Futbollit ofron gjithashtu promocionin unik “Vishu Kuqezi”: Biletë + Bluzë “EURO 2016” duke filluar nga 3.800 lekë. Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa ditësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse.
Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtme:
Tiranë – Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00.
Tiranë – Biletaria pranë stadiumit Selman Stërmasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00.
Durrës – Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ hapur prej datës 5-10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.
Korçë – kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00.