8 muaj burg për Luka Modriç, gjendet akordi

0

Merr fund “lufta” e Luka Modriç me autoritetet tatimore të Spanjës. Mesfushori i Real Madrid ka pranuar dënimin për 8 muaj burg për shkeljet tatimore, në shumën e 870 mijë eurove, të kryera ndërmjet vitit 2013 dhe 2014.

Kroati nuk kishte paguar në arkën e organeve tatimore taksat e të ardhurave që ka fituar nga të drejtat e imazhit. Siç citon “El Mundo”, Modriç do të paguajë 40% të shumës së pa raportuar dhe 250 euro në ditë për të evituar 8 muajt burg, për një total prej 60 mijë eurosh.

Për të paguar të gjitha borxhet, duke përfshirë dhe një çështje të vjetër të vitit 2012, 32-vjeçari do të paguajë në total 2.6 milionë euro autoriteteve tatimore të vendit iberik.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.