Bileta, abone dhe histori… Të gjitha në një te Tirana!

Tirana rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti mungesë. 24 herë kampionët e vendit kanë “migruar” vetëm 1 vit larg futbollit elitar dhe tashmë janë rikthyer. Tirana kërkon që të thotë fjalën e saj në këtë kampionat, pasi nuk synon vetëm mbijetesën.

Ditën e sotme, klubi bardheblu vazhdoi reklamimin e aboneve sezonale. Një risi e bukur që kërkon të afrojë tifozët dhe të rivendoset “paqja” e munguar mes tyre dhe klubit.

Përveç aboneve, klubi bardheblu nxori në shitje dhe biletat për ndeshjen e parë kundër Kamzës. Takim ky që do të luhet ditën e shtunë, prej orës 19:45. Biletat janë normale dhe çmime të pranueshme nga të gjithë, pasi variojnë nga 300 deri në 1000 lekë.

“Nga dita e sotme kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e parë KF Tirana – KF Kamza!!!

Çmimet e biletave
Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (sektori mik) – 300 Lekë të reja
Biletat mund ti gjeni tek biletaria e stadiumit ‘Selman Stërmasi'”, – shkruan klubi bardheblu, pavarësisht se postimi u hoq shpejt.

U hoq, pasi ndërmjet publikimit të çmimit të biletave dhe urimit të 98-vjetorit të themelimit të klubit ishin vetëm 3 minuta diferencë kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online