Simeone surprizon Baren, shqiptari mund të ketë shansin e jetës

0

E kush e kishte menduar se një shqiptar do të ishte pjesë e Superkupës së Europës? Pak kush, ata optimistët e thekur. Futbolli shqiptar ka pësuar një rritje të vogël dhe këtë e konfirmojnë mjaft mirë disa nga legjionarët që janë pjesë e ekipeve më prestigjoze të botës.

I tillë është mesfushori shqiptar, Keidi Bare. E ardhmja e tij ishte në dyshim, pasi nuk dihej nëse do të largohej nga Atletiko Madridi duke qenë se nuk ka shumë mundësi në ekip të parë vetëm me Atletikon B, apo do të qëndronte në kryeqytetin spanjoll.

Drejtuesit e klubit kanë parë lëvizjet e dyshimta të Bares dhe kanë reaguar menjëherë, pasi nuk duan ta humbasin. Fieraku po stërvitet me ekipin e parë dhe u grumbullua nga trajneri Diego Simeone për ndeshjen e Superkupës kundër Real Madridit. 20-vjeçari mund të ketë shansin të luajë disa minuta, do të ishte një mrekulli.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.