Java e 13-të e Kategorisë së Parë luan të sot 8 ndeshje në grupet A dhe B, ndërsa janë zhvendosur për të dielën dhe të hënën dy prej tyre, dhe të gjitha janë takimet e fundit për këtë vit kalendarik.
Në Grupin A, Vllaznia kryesuese pret Besëlidhjen, ndërsa në Shijak ndeshen dy ndjekëset e shkodranëve në renditje, Erzeni-Dinamo. Shënkolli-Burreli dhe Vora-Korabi janë dy ndeshjet e ditës së shtunë në këtë grup, ndërsa Iliria-Veleçiku është zvendosur për ditën e hënë, sepse në “Redi Maloku” të Fushë Krujës të dielën luhet ndeshja e javës së 17-të e Superiores, Kastrioti-Teuta.
GRUPI A
Ndeshjet-java e 13-të
Të shtunën, 15 dhjetor 2018
Erzeni-Dinamo 14:00
Vllaznia-Besëlidhja 13:30
Vora-Korabi 14:00
Shënkolli-Burreli 14:00
Të hënën, 17 dhjetor 2018
Iliria-Veleçiku 14:00
Në Grupin B, kryendeshja Bylis-Besa është vendosur të luhet të dielën në “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa katër ndeshjet e tjera luhen të shtunën. Në Rrogozhinë, vendasit e Egnatias presin Pogradecin, në Orikum luhet Oriku-Tomori, ndërsa në Fier, Apolonia-Elbasani. Ndeshja tjetër e këtij grupi,Turbina-Lushnja luhet në Cërrik. Të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë nisin në ora 14:00.
GRUPI B
Ndeshjet-java e 13-të
Të shtunën, 15 dhjetor 2018
Egnatia-Pogradeci 14:00
Oriku-Tomori 14:00
Apolonia-Elbasani 14:00
Turbina-Lushnja 14:00
Të dielën, 16 dhjetor 2018
Bylis-Besa 13:30