Beteja më e madhe e komandant Telushit, tani rrezikon sezonin

Bruno Telushi, që pas ndeshjes me Teutën, ndodhet i shtruar në spital për shkak të një problemi që ka pasur në mushkëri. E gjithë situata i ka ardhur nga përplasjet e shpeshta në fushën e blertë dhe sikurse dihet vlonjati nuk është nga ata që i shmang.

Mesfushori i Partizanit është në pritje të përgjigjes së mjekëve dhe për momentin po tentohet që ajri në mushkëri të hiqet përmes tubave. E gjitha bëhet për të shmangur një ndërhyrje, që rrjedhimisht do ta mbyllte sezonin për Telushin.

Nëse kjo do të ndodhte, për trajnerin Skënder Gega me të vërtetë do të kishim të bënim me një lajm shumë të keq. Mesfushori këtë sezon ka qenë një lider në fushë për Partizanin, madje edhe ka arritur të shënojë gjashtë gola në kampionat, një shifër e konsiderueshme për një mesfushor qendre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *