Marko Fasone nuk është më administratori i deleguar i Milanit. Drejtuesit e rinj të kuqezinjve vendosën për të shkëputur bashkëpunimin me Fasonen, por palët nuk janë ndarë mirë. Mes tyre nuk ka akord, pasi pretendimet janë të ndryshme.
Fasone nuk e ka pritur mirë shkarkimin e tij dhe kërkon një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa drejtuesit e Milanit afrojnë vetëm 2.5 milionë euro.
Një diferencë e madhe mes palëve, por gjithsesi vazhdojnë tratativat për gjetjen e akordit.v