U bie rruga nga Beogradi, ultrasit e Hajdukut nuk pyesin fare

Hajduku i Splitit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të dytë te “Europa League”, përballë Sllavias së Sofies. Kroatët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 dhe kërkojnë kalimin për më tej.

Shumë tifozë të Hajdukut janë nisur drejt Bullgarisë në mbështetje të ekipit të tyre, por diçka e papritur ka ndodhur, siç raporton policia serbe.

Rreth 20 kilometra në jug të Beogradit, ultrasit kroatë kanë plaçkitur një stacion benzine në autostradë. Tifozat e Hajdukut kanë konsumuar një sasi të madhe pijesh pa paguar, kanë dëmtuar stacionin e shërbimit, duke përmbysur disa kontejnerë mbeturinash dhe kanë vazhduar rrugën drejt Bullgarisë.

Torcida është tifo-grupi i ekipit kroat dhe ata, përveçse një nga grupimet më të vjetra në Europë, njihen dhe si mbështetës të zjarrtë të ekipit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online