Kukësi ende “fërkon duart”, Europa League sjell të tjera të ardhura

0

Kukësi u eliminua nga Karabaku në turin e dytë të Championsit, por aventurat në Europë do të vazhdojë, pasi verilindorët do të luajnë në raundin  tretë kualifikues të Europa Leagues.

Kundërshtari i mundshëm me shumë gjasa do të jetë Torpedo Kutaisi, që ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen e parë me skuadrën e Vikingur me shifrat 3-0. Duket një kundërshtar i kalueshëm në letër për Kukësin, pasi është një ekip që nuk është se ka shkëlqyer ndonjëherë në arenën ndërkombëtare dhe është hera e parë që arrin të kalojë një tur në Europa League.

Sigurisht pjesëmarrja në Europë është një burim të ardhurash dhe Kukësi bën bilancin pas çdo turi. Deri më tani skuadra verilindore ka arritur që të sigurojnë plot 1.2 milion euro edhe nëse ndalen këtu, por shanset janë që kjo shifër të rritet. Ndaj gjeorgjianë do të luhet dhe për 300 mijë euro të tjera. Nëse do të arrihej ky sukses, Kukësi jo vetëm që do arkëtonte 1,5 milion euro, por do të kishte mundësinë për t’iu afruar ëndrrës së grupeve.

 

Turi i parë Champions League    280 mijë Euro

Turi i dytë Champions League    380 mijë Euro

Turi i tretë Europa League      280 mijë Euro

Play-off i Europa League       300 mijë Euro

(Nëse Kukësi eliminohet para grupeve ka të sigurta dhe 260 mijë euro të tjera)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.