Besojeni ose jo “vaksinën” e Guardiolës për Mbapen! Si kurrë më parë në histori dhe portieri preku më shumë topin

Kilian Mbappe ishte tërësisht zhgënjyes në përballjen gjysmëfinale të PSG kundër Manchester City. Këta të fundit kanë arritur që të fitojnë në shifrat 1-2, ndërsa Guardiola kishte gjetur mënyrën ideale për të ndalur Nejmar dhe Mbape.

“Mos i lini fushë të hapur se janë 10.000 herë më të fortë”, ka thënë trajneri i Manchester City-t. Në këtë mënyrë PSG nuk mund të dilte për të rrezikuar portën kundërshtare dhe për herë të parë në historinë e tij në “Champions League”, Mbappe nuk arriti që të rregjistronte një gjuajtje në kuadrat.

Por nëse mendoni se kjo është statistika e vetme negative për të, gaboheni! Kjo pasi edhe portieri i Manchester City, Ederson, ka prekur më shumë topin se ylli 22-vjeçar. Edersoni ka qenë 31 herë në kontakt me sferën, ndërsa Mbappe ishte 30 herë në kontakt me topin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online