“Nëse humbasim, thjeshtë…humbasim”! Guardiola tregon si i motivoi lojtarët për përmbysjen ndaj PSG

Në pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Champions League u duk se PSG mund të ishte skuadra fituese kundër Manchester City. Megjithatë, në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës u shndërrua totalisht, duke përmbysur gjithçka në 1-2. Me këtë fitore, “qytetarët” janë vetëm një hap larg kualifikimit në finale. Në përfundim të ndeshjes, Guardiola zbuloi se çfarë u tha lojtarëve të tij në fund të pjesës së parë për t’i motivar, kur ishin në disfatë 1-0.

“Në fund të pjesës së parë u thashë se nuk do të ankohesha. E kuptoj që ndieni përgjegjësi sepse dëshironi të shkoni në finale të Championsit. Duhet ta kuptoni sesi ta kaloni këtë dhe të jeni të vetvetja. Të mos jeni “të turpshëm”. Nëse humbasim, thjesht humbasim dhe kaq…”- tha Guardiola.

Motivimi i lojtarëve dhe heqja e presionit mbi shpatulla bëri që kjo skuadër të shndërrohej totalisht në pjesën e dytë, ku Manchester City u kthye në një forcë të pandalshme. Guardiola tregon dhe njeherë përse ka arritur te fitojë trofe në çdo klub që ka drejtuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online