Kilian Mbappe ishte tërësisht zhgënjyes në përballjen gjysmëfinale të PSG kundër Manchester City. Këta të fundit kanë arritur që të fitojnë në shifrat 1-2, ndërsa Guardiola kishte gjetur mënyrën ideale për të ndalur Nejmar dhe Mbape.
“Mos i lini fushë të hapur se janë 10.000 herë më të fortë”, ka thënë trajneri i Manchester City-t. Në këtë mënyrë PSG nuk mund të dilte për të rrezikuar portën kundërshtare dhe për herë të parë në historinë e tij në “Champions League”, Mbappe nuk arriti që të rregjistronte një gjuajtje në kuadrat.
Por nëse mendoni se kjo është statistika e vetme negative për të, gaboheni! Kjo pasi edhe portieri i Manchester City, Ederson, ka prekur më shumë topin se ylli 22-vjeçar. Edersoni ka qenë 31 herë në kontakt me sferën, ndërsa Mbappe ishte 30 herë në kontakt me topin. /Sport Ekspres/