Besniku Hasaj: Duam vendin e dytë, me Dinamon për fitore!

Dinamo e Besëlidhja përballen mes tyre në fundjavë dhe do kërkojnë ta mbyllin kampionatin në vendin e dytë. Këtë sfidë e “nxeh” më shumë edhe sulmuesi i Besëlidhjes, Brilant Hasaj, i cili e thotë hapur se në Tiranë udhëtojnë vetëm për fitore.

Ai e shikon si sfidën më të vështirë, por për SportEkspres.com deklaron: “ Në fazën e tretë Besëlidhja ka pasur tregues shumë pozitivë, madje edhe ndaj Vllaznisë që me meritë renditet e para në Grupin A. Synuam vendin e dytë dhe kemi qenë në rivalitet me Dinamon. Kalendari na ka vënë përballë pikërisht në javën e fundit dhe duam ta mbyllim para tyre. Në Tiranë shkojmë vetëm për fitore”.

Hasaj ka edhe një premtim: “Kam patur një ofertë shumë serioze nga një skuadër e Kategorisë Superiore, por këtu në Lezhë ndjehem mirë. Kjo skuadër do të ngjitet në Superiore sezonin tjetër dhe unë do të pres që në elitë të jem pjesë e këtij ekipi. Tashmë jemi të fokusuar te dita e shtunë, që ta thyejmë Dinamon e të renditemi në vendin e dytë. Do ishte shumë bukur për Besëlidhjen”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online