Besniku gjen koloninë shqiptare në Athinë

Besnik Hasi te Olimpiakosi nuk do të ndihet kurrsesi vetëm. Motivi? E thjeshtë. Në skuadrën e shpallur kampione sezonin që u mbyll, në Greqi, luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare dhe të tjerë që janë ende pezull mes zgjedhjet për t’u veshur kuqezi ose jo. Në fakt, ka nga ata që e kanë bërë me kohë zgjedhjen, si portieri i Greqisë, Stefanos Kapinos, pra Stefan Kapino, që ka lindur në Athinë dhe është kushëriri i Sotir Ninit. Ndërkohë, një tjetër shqiptar por që luan me Zvicrën është Pajtim Kasami, i cili ishte i huazuar te Notingem Foresti në Angli (klub nën zotërim i Marinakisit, presidentit të OIimpiakosit). Do ta vendosë Hasi nëse Kasami do të qëndrojë.

Ndërkohë, nga huazimi kthehet edhe Qazim Laçi, që ka qenë pjesë e APOEL Nikozisë. Nuk dihet nëse Laçi do të qëndrojë ose jo. Por, te ekipi i të rinjve ka edhe dy elementë me vlerë, si Ardit Toli dhe Mario Vrushaj, që megjithatë do të kenë shanse në vazhdim ose mund të huazohen.

Në Greqi, sakaq, Hasi do të gjejë edhe përballë lojtarë si Ergys Kaçe, apo ndoshta edhe Andi Lila me Pas Janinën, pa harruar edhe ndonjë tjetër që mund të transferohet gjatë verës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online