Toka e mallkuar, holokausti dhe krenaria e një kombi!

 

Futbolli në Izrael lindi edhe përpara krijimit të shtetit, teksa ishin kolonizatorët anglez ato që sollën topat e parë. Një histori mes përndjekjes naziste, emigrimit në Amerikë por edhe arritjeve. Nga ekipi historik Hakoah te derbi i tensionuar i Tel Avivit, por edhe shumë figura që u zhdukën

Speciale nga Anton Cicani

Edhe pse mund të duket e çuditshme, futbolli në Izrael mbërrin shumë më përpara se ky shtet të ndërtohet, pra në maj të vitit 1948, kur pas eventeve tragjike të Shoah u krijua nga Kombet e Bashkuara një shtet ku shumë hebrenj, që deri në atë moment kishin jetuar pjesën më të madhe të shpërndarë në botë, do të mund të jetonin më në fund. Ato që sollën topat e parë ishin, si gjithmonë, anglezët. E bënë gjatë pushtimit të Palestinës, që ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, duke dominuar turnetë e parë me formacionet e ndryshme të ushtrisë, që “stërviten” lehtësisht me hebrenjtë dhe arabët që jetojnë në këtë territor.

Në fund të konfliktit, Europa po hap dyert kundrejt asaj loje që anglezët shpikën thuajse gjysmë shekulli më parë, dhe thuajse çdo lëvizje futbollistike ka mes yjeve të saj lojtarë hebrenj: në Poloni, për shembull, bien në sy kampionë si Stefan Fryk dhe Jozef Klotc, ky i fundit autor i golit që i dhuron përfaqësueses polake fitoren e parë në histori, por idhulli i vërtetë është magjistari i driblimeve, Leon Sperling, kaq i fortë saqë është shpesh shënjestër i ndërhyrjeve të kundërshtarëve dhe kaq sportiv saqë nuk hakmerret kurrë. Në Gjermani, Julius Hirsh konsiderohej një ndër sulmuesit më të mëdhenj të epokës, teksa pa të vëllain Leopold të vdiste gjatë luftës, ku të dy ishin regjistruar në ushtri nga ai që ishte atdheu i tyre, ndërsa një tjetër bomber hebre dhe gjerman ishte Gotfrid Fuks, i lindur në Karslruhe dhe i aftë që të shënojë plot 10 gola në një ndeshje të vetme në Olimpiadën e vitit 1912, kur Gjermania kishte mundur perandorinë Ruse 16-0; në Holandë, një nga futbollistët më të dashur ishte krahu i djathtë në sulmin e Ajaksit, Edi Hamel, amerikani dhe çifuti i parë që luajti në një klub që kishte lindur në zonën me antike të getos hebraike të Amsterdamit.

Me origjinë hebraike ishin edhe dy figurat thelbësore në historinë e futbollit italian, Rafaele Jafe dhe Arpad Veiz. i pari, profesor kimie dhe shkencash në Institutin Teknik Leardi në Kazale Monferrato, kishte mësuar të dashuronte futbollin falë studentëve të tij dhe ishte muza e themelimit të ekipit Kazale, i pari klub italian që mund një skuadër angleze dhe që fitoi edhe titullin historik të vitit 1914.

Një personazh thelbësor, pra, por i kaluar nga trajneri i madh Veiz, që fitoi kampionate me Ambroziana-Inter (ku zbuloi një farë Xhuzepe Meaca) dhe në Bolonja, që nën udhëheqjen e tij u bë “skuadra që tronditi botën” falë fitores së famshme në Turneun e Ekzpozitës Universale në vitin 1937.

Hakoah Vjena, skuadra legjendare që kaloi Oqeanin deri në Amerikë

Lufta e Dytë, asgjësimi nazist

Pak vjet më pas do të shpërthente Lufta e Dytë Botërore. Fashizmi, nazizmi, do të dënonin me vdekje miliona hebrenj, mes këtyre të gjithë të cituarit e mësipërm: Klotc, Fryk dhe Sperling do të vdisnin në geto (lagje), Hirsh, madje, u tradhtua nga Gjermania e tij, i vrarë në lager si Hamel, Veiz dhe Jafe, ndërsa do të gjente strehim në Amerikë me të madhin Fuks.

Në vitet paraardhëse, në Austri, një skuadër e madhe ishte dalluar për forcë dhe guxim. Emri i saj ishte Hakoah Vjena dhe ishte “ambasadorja” e komunitetit hebraik të pranishëm në qytet. Në vitin 1925, kjo skuadër, ku luanin “asa” të vërtetë të futbollit, fitoi kampionatin austriak falë një goli në finale të firmosur nga Aleksandër Fabian, çifuti-hungarez që pak minuta përpara braktis rolin e portierit, ku edhe “lindi” profesionalisht, pasi theu edhe krahun: duke qenë se nuk ekzistonin ndërrimet, u fashua dhe më pas u spostua në sulm, ku edhe shënoi një gol që është logjikisht legjenda e futbollit austriak.

Strehimi i yjrve përtej Oqeanit

Pasi vizitoi Shtetet e Bashkuara për një tur, të befasuar nga mungesa e antisemitizmit të pranishëm përtej Oqeanit, shumë futbollistë të Hakoah Vjenës vendosën që të qëndrojnë për të jetuar, duke refuzuar rikthimin në shtëpi dhe duke krijuar një klub, shumë të ndjekur dhe të dashur, Hakoah Nju Jork. Ata që nuk bënë këtë zgjedhje u ndanë, ndërsa disa shkuan në Palestinë – udhëhequr nga anglezët – themeluan Hakoah Tel Aviv, të tjerë u kthyen në Austri duke vijuar edhe për pak aktivitetin në klub, që u shkri në sajë të aneksimit të forcuar të Gjermanisë Naziste.

 Lindja e derbit të Tel Avivit

Në vitin 1928, në Izraelin aktual, luhet derbi i parë historik i Tel Avivit. Nuk merr pjesë Hakoah, që edhe këtu do të ketë një jetë të shkurtër, duke qenë se tashmë janë bërë të forta si në prestigj, ashtu edhe në përbërje dy ekipet më të rëndësishme të vendit, Hapoel dhe Makabi, shprehi e dy lëvizjeve të ndara dhe shpesh në konflikt jo vetëm në fushën e blertë, ku ekzistojnë përfaqësuese në qytete të ndryshme.

Beitari dhe vjedhia e kupës

Kur Shoah u mbyll dhe Izraeli, më në fund, u bë një shtet, në Makabi dhe Hapoel u shtua edhe Beitari, shprehi e lëvizjes së të rinjve, që lindi nga partia revizioniste sioniste. Dhe pikërisht Beitar Tel Aviv ishte protagoniste e një episodi kurioz gjatë finales së kupës kombëtare në vitin 1947, të luajtur kundër Makabi Tel Avivit, fitues i kampionatit në atë kohë.

Në disavantazh 2-3, lojtarët e Beitarit panë t’i anulohej goli i barazimit për pozicion të parregullt, teksa publiku çmendej duke pushtuar fushën dhe rrethuar arbitrin, në konfuzionin e përgjithshëm, mbrojtësi Jom-Tov Mansherov merr kupën: pavarësisht fitores për skualifikim, Makabni nuk do të gjejë trofeun deri kur nuk do të gjendet, plot 45 vjet më vonë, në qytetin Petah Tikva “qyteti i tetave”.

Alfred Mond, baroni anglez që themeloi kombëtaren e hebrenjve

Një Sër ndërtoi kombëtaren

Nuk është  episodi i fundit i një lëvizje futbollistike që për pjesën më të madhe do të mbetet në nivel amatorial, përfshirë edhe rezultatet jo ekzaltuese të kombëtares. Pikërisht përfaqësuesja lindi në qershor të vitit 1928, kur fisniku anglez Sër Alfred Mond, i pasionuar i futbollit, gjatë vizitës së tij në Palestinën e udhëhequr nga bashkëkombësit e tij, shprehu dëshirën për të themeluar një përfaqësuese kombëtare që mund të zhvillojë një turn ë tokën ku futbolli lindi, pra në Ishullin Britanik. Organizohet një turne, zgjidhen lojtarët më të mirë dhe i bëhet e qartë Alfred Mondit se arritja e tij s’do të jetë aspak e lehtë: fisniku duhet të marrë një trajner anglez, që duhet të zgjidhë problemet e shumta të disiplinës të lindur në një grup që sheh njerëz me bindje aq të ndryshme sa edhe radikale. Pasi kalon Botërorin në Uruguaji në vitin 1930 me dëshirë të Anglisë, që refuzon ta njohë turneun si të tillë, kombëtarja Palestina/Eretc Izrael bën debutimin vetëm në vitin 1934, kur në Kajro bie kundër Egjiptit me rezultatin 7-1.

Nis të marrë formë Izraeli

Dalngadalë, paraqitjet nisin që të përmirësohen, kur 30 vjet më pas, në vitin 1964, Izraeli fton dhe fiton Kupën e Azisë, duke kaluar Indinë, Korenë e Jugut dhe Hong Kongun. Protagonisti i madh i kësaj fitore është fenomenali Mordeshai Spigler, që do të jetë edhe mes protagonistëve të turneut olimpik të vitit 1969 në Meksikë, ku Izraeli bie kundër Bullgarisë – që fiton medaljen e argjendtë – në çerekfinale dhe vetëm pas shortit, pasi mbylli sfidën në barazim.

 Kualifikimi i parë historik

Në vitin 1970, Izraeli i udhëhequr nga Shpigler, arrin kualifikimin e parë dhe të vetëm historik në një Botëror. Të udhëhequr nga gjermano-çifuti Shefer, izraelitët dalin që në tur të parë pasi humbin ndaj Uruguajit dhe barazojnë kundër Suedisë dhe Italisë.

Izraeli në Kupën e Bot?7s 1970, Meksikë

Pikërisht në sfidën kundër Izraelit ndodh një episod i diskutueshëm që lidhet me historinë e Italisë: telekronisti italian Nikolo Karozio, deri në atë moment zëri i vetëm që të rrëfejë që nga Botërori 1934 arritjet e axurrëve, largohet sepse thuhet që në një moment zemërimi turfullon ndaj vijërojtësit etiopian, “fajtor” që anulloi dy gola të italianëve për pozicione jashtë loje të shpikura, ofendime raciste kurrë më parë të dëgjuara. Mordeshai Shpigler u dallua nga federata izraelite, me kërkesë të FIFA-s, “lojtari izraelit i shekullit”, dhe ishte futbollisti i parë i lindur në këtë tokë, që luajti jashtë vendit: pas dy përvojash të paharrueshme në Francë, në fillim Paris FC dhe më pas PSG, luajti përkrah Pelesë te Nju Jork Kozmos në kohët e kampionatit amerikan ku përballeshin të gjitha legjendat e futbollit botëror drejt pensionit… Me 25 gola u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Izraelin.

Benajun, një ikonë e futbollit

Lojtari me më shumë paraqitje, ende në aktivitet, është fantazisti me origjinë marokene dhe spanjolle, Josi Benajun, 36-vjeç dhe 97 ndeshje, eksperienca domethënëse në Holandë (Ajaks), Spanjë (Santander), por sidomos në Angli ku veshi fanellat e Uest Hamit, Liverpulit, Çelsit, Arsenalit dhe Kuins Park Rejnxhërsit. Me kohët moderne, kanë qenë të shumë futbollistet izraelitë të aftë të figurojnë edhe në kampionatet më të mëdha evropiane: Italia priti dy të tillë, si Tal Banin (Breshia 1997-2000) dhe sulmuesi “famëkeq” për Shqipërinë, Eran Zahavi (2011-2013):  i dyti është pikërisht pika më e fortë e Izraelit, teksa tashmë luan me Guangzhu në Kinë, pasi ka veshur deri para një viti  fanellën e Makabi Tel Avivit (në tre sezone shënoi 106 gola në 154 ndeshje). Plot 8 mln dollarë pagoi skuadra kineze për ta transferuar. i pari izraelit që luajti në Itali ishte Roni Rosental, që në vitin 1989  u ble dhe më pas u ngel në klas nga Udineze: probleme në kontrollet mjekësore. Por, e vërteta ishte se Udineze pati frikë nga protestat e tifozerisë së saj për antisemitizmin. Ai përfundoi në “Anfiled”, me Liverpulin, ku fitoi edhe një kampionat dhe një kupë FA.

 Të vdesësh gjatë festës së titullit – Për ta mbyllur, dy histori shumë interesante. E para lidhet me portierin Nir Davidovih, flamuri i Makabi Haifas dhe për më shumë se 12 vjet titullar fiks i kombëtares. i biri i një të mbijetuari të Holokaustit, me klubin e tij ka fituar shtatë herë kampionatin izraelit, duke treguar vlerat edhe në Champions, edhe pse episodi më i shëmtuar mbetet kur Bufoni refuzoi t’i shtrëngonte dorën. Aktualisht trajneri i portierëve të kombëtares, konsiderohet në atdhe si legjendë dhe pasardhësi i Avi Ran, edhe ai fenomenal në portë me Makabi Haifan dhe që bëri për vete Liverpulin e Dalglishit dhe Rashit: Ran vdiq tragjikisht në moshën 24 vjeç teksa festonte titullin, gjatë një gare me motorë uji.

Talenti që kërkonte leje pune– Toto Tamuz, sakaq, është një sulmues nigerian i vitit 1988, i biri i Klement Temile, që zbarkoi në Izrael për të mbyllur karrierën. i lindur në Izrael pa pasur nënshtetësinë, iu desh të luante me leje pune deri kur në vitin 2007 mori dokumentin, bashkë me argjentinasin Roberto Kolauti, për të luajtur me kombëtaren. E gjithë kjo pasiguri minoi fatin futbollistik, dhe nga një premtim i madh i futbollit izraelit, Tamuz humbi, duke e mbyllur me kombëtaren me vetëm 10 ndeshje dhe 2 gola: nga rumunët Petrolul Ploieshti te Hunan Billous, kategoria e dytë kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online