Flamurtari synon Ibraimin, Cuculi “zbehet” si ide!

0

Sulmuesi, sipas burimeve pranë klubit vlonjat, për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm  

 Elton Nika

Drejtuesit e Flamurtarit dëshirojnë që të kenë një skuadër pretendente sezonin e ardhshëm dhe kanë nisur merkaton me Ditmar Bicajn. Nga burime pranë klubit kuqezi është mësuar dje se po ndiqet si sulmuesi Besart Ibraimi dhe mbrojtësi Ardian Cuculi, edhe pse ky i fundit sapo rinovoi ditën e sotme duke vështirësuar çdo gjë. Trajneri Shpëtim Duro i njeh mjaft mirë dhe dëshiron t’i ketë në skuadër, por mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim, pasi bëhet fjalë për dy lojtarë me kualitet dhe të kërkuar nga skuadra ta ndryshme.

IBRAIMI – Për Ibraimin situata duket më e vështirë. Sulmuesi vetëm pak ditë më parë u kërkua edhe nga Skënderbeu, por futbollisti në fjalë ka kontratë me Shkëndijën dhe ka pretendime të larta financiare. Skënderbeu u tërhoq dhe mbetet për t’u parë çfarë do të bëjnë vlonjatët. Ibraimi është një sulmues me kualitet të lartë dhe vlonjatëve do t’u zgjidhte problemin e madh të golit.  Vlonjatët mund të bëjnë edhe ndonjë çmenduri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.