Besnikëria e mbrojtësit: Dua të qëndroj përjetë te Roma!

Kostas Manolas u transferua në vitin 2014 te Roma nga Olimpiakos dhe është kthyer në një pikat më të forta të mbrojtjes së verdhekuqve. 27-vjeçari grek është i lidhur shumë me ekipin roman dhe dëshiron të nënshkruajë një kontratë, që do e mbante në kryeqytetin italian deri në fund të karrierës.

Goli kundër Barcelonës në sezonin e kaluar i siguroi Romës kalimin në gjysmëfinale, duke arritur një fitore fantastike me rezultatin 3-0. Manolas shënoi golin e tretë dhe të kualifikimit dhe në ndeshjen e këtij sezoni përballë Real Madrid në “Santiago Bernabeu” tifozët madrilienë i dhuruan disa momente emocionuese. Ata e duartrokitën mbrojtësin, pikërisht për golin e shënuar, që eliminoi “armiqtë” e përjetshëm.

Fakti që i shënova Barcelonës është një arsye krenarie për mua. Ishte një mbrëmje e pabesueshme. Çdokujt do t’i pëlqente të luante me Mançester Junajtid, ose Barcelonën, por unë ndihem shumë mirë këtu. Më besoni nuk është aspak e thjeshtë të largohem nga Roma. Këtu një futbollist ka gjithçka dhe jam gati të qëndroj këtu përjetë”, thekson Manolas, të cilit i skadon kontrata me Romën në vitin 2022, por ai është gati për të takuar drejtorin sportiv Monçin, për të arritur akordin e marrëveshjes së re dhe për të diskutuar klauzolën prej 36 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *