Polemikat dhe kombëtarja, Abazaj sqaron gjithçka

Kristal Abazaj ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që nuk e humbi mundësinë të ndiqte kombëtaren gjatë miqësores me Jordaninë. Sulmuesi anësor ka folur në lidhje me gjendjen e tij, teksa thekson se dëmtimet e kanë penalizuar.

“Jam bërë pjesë e Anderlehtit në merkaton e verës dhe nuk kam arritur të debutoj akoma në fushën e lojës. Kjo ka krijuar shumë polemika në media dhe gjithandej. Mund të them se kam qenë i pafat, pasi në fillim të kampionatit u dëmtova. Situata do të ishte komplet ndryshe nëse unë nuk do të isha dëmtuar. Këtë gjë e kisha demonstruar gjatë fazës përgatitore, por futbolli kështu është, herë është me fat dhe herë është pa fat. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt”.

Abazajt do të duhet të presë edhe dy javë të rikuperohet, sikurse edhe është shprehur për “Telesport”. Gjithashtu ai ka folur edhe për debatet e ditëve të fundit dhe për deklaratën e tij dhënë në “Panorama Sport”.

“Unë nëse kam dhënë një deklaratë, e kam bërë sepse kam qenë në nerva e sipër. Është dëshira e çdo futbollisti të luajë me ekipin kombëtar. Besoj se kombëtarja këtu është dhe do të jetë e hapur për çdo lojtar. Kush jep maksimumin në ekipin e vet, mund të vijë të japë maksimumin dhe në kombëtare. Kombëtarja është e shqiptarëve”, është shprehur sulmuesi i Anderlehti dhe kombëtares, Kristal Abazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online