“Besnikëria” e lojtarëve të sotëm! Tregoi me gisht stemën dhe u zotua se nuk do të largohej, Hakimi heq fanellën e Interit

“Besnikëria” e lojtarëve të sotëm nuk i përket niveleve më të larta. Pasi tifozët e Milanit shohin sesi Calhanoglu shkon te Interi, në krahun e zikaltërve nuk ndihen aspak mirë me Hakimin. Në sezonin që lamë pas skuadra e Kontes do të fitonte titullin kampion.

Për ta përmbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë erdhi edhe ajo fitore në shifrat 5-1 kundër Udinezes. Në kulmin e zërave të merkatos sa i përket largimit të Hakimit, që ishte një prej lojtarëve më të mirë të Interit, vetë futbollisti ka zgjedhur që të tregojë stemën e zikaltërve dhe duke bërë me shenjë se do të qëndrojë në Milano.

Ky gjesti ishte shumë i bukur për t’u kapur nga kamerat që ndodheshin në stadium, por nuk kishte shumë vërtetësi. Hakimi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me PSG, ndërsa në ditët e ardhshme pritet zyrtarizimi i transferimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online