Mancini nuk e harron filozofinë italiane të futbollit: Ndonjëherë fitojmë edhe pa merituar

Italia e këtij Europiani është në formë të jashtëzakonshme duke arritur rezultate pozitive dhe njëkohësisht ka kthyer lojën e saj. Tashmë nuk bëhet fjalë për katenaco, por për futboll sulmues. Ndërkohë trajneri Mancini nuk e harron filozofinë e futbollit italian.

“Ndoshta ndonjëherë kemi fituar pa e merituar, por ky është futbolli. Kjo ka qenë filozofia jonë për vitet e fundit dhe na ka mundësuar që të arrijmë disa rezultate pozitive, kështu që ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Ne kemi pasur disa sulmues të shkëlqyeshëm në skuadër, të cilët të gjithë kanë shënuar shumë gola në karrierën e tyre, kështu që ne shpresojmë që ata të jenë shumë të frytshëm në këtë [UEFA] Euro 2020”, tha Mancini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online