“E di se çfarë është shkruar kundër meje”, trajneri i Kroacisë “shënon” nga stoli: Mbetemi ende zotërinj!

Zlatko Dalic ka përjetuar një nga momentet më të vështira në drejtimin e Kombëtares së Kroacisë. Dy ndeshje zhgënjyese ishin ato të grupeve të Europianit, ndërsa ballkanasit gjendeshin thuajse me një këmbë jashtë. Por fitorja në shifrat 3-1 kundër Skocisë i ka rikthyer besimin futbollistëve duke kaluar në raundin tjetër.

E mes kritikave të shumta, Daliç “ka shënuar” nga stoli duke heshtur me diplomacinë e fjalëve të gjithë mediat që mendonin se trajneri po tradhtohej nga lojtarët. Pa e tejkaluar gjuhën e përdorur, trajneri kujton se Modric festoi me të pas golit të shënuar.

“Këto dhjetë ditë kanë qenë çmenduri dhe nuk mund ta kuptoj. Zoti është me mua dhe më shtyn kur është më e vështira. Nuk mund ta kuptoj çmendurinë e dhjetë ditëve të fundit. Nuk do të hyj në të, unë do të ruaj dinjitetin tim, krenarinë time dhe gjithmonë do të jem i drejtë. Kjo është arsyeja pse ne ishim të lumtur. Luka e dinte se çfarë po ndodhte mbi dhe çfarë po bëhej dhe shkruhej kundër meje. Kjo është arsyeja pse ai ishte i lumtur dhe të gjithë lojtarët. Por mirë, ne do të mbetemi zotërinj”, tha Dalic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online