Ëndrra e madhe, Napoli, CR7, dhe ekipi që bënte tifozllëk: zbërthehet Ançeloti

Karlo Ançeloti ka një ëndërr : fitimi i titullit kampion me Napolin. Natyrisht, një mision ky shumë i vështirë, duke parë forcën e Juventusit. Kurrë nuk i dihet dhe kjo është ajo që ë bën trajnerin italian të besojë. Vlen të përmendet fakti, se organika e Napolit është shumë e pasur me lojtarë të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për programin “Tiki Taka”, Ançeloti flet për qytetin e Napolit, ndalet te Kristiano Ronaldo, me të cilin fitoi Champions-in e dhjetë të Realit. Lidhja e trajnerit me yllin portugez është e madhe, por ai nuk e ka dëgjuar më që pas ndeshjes me Juventusin.

Trajneri i Napolit flet dhe për Gatuzon, trajnerin e Milanit, jep mendimin e tij për teknologjinë VAR, një opinion për të birin, Daviden dhe ekipin që simpatizonte i vogël. Në fund një koment dhe për Edinson Kavanin, ëndrrën e tifozëve napolitanë dhe Europa Leaguen, aty ku Napoli do të përballet me ekipin e Zyrihut.

ROTACIONI – “E bëra dhe në ndeshjen e fundit, pasi kishte lidhje me ndeshjen e Champions-it. Kualiteti i grupit të lojtarëve është i lartë dhe ndryshimi i lojtarëve nuk ndikon në rendimentin e skuadrës. Ne duhet të përqendrohemi në atë që bëjmë ne, jo në atë që bëjnë të tjerët. Nëse mendon në atë çfarë mund të bësh, arrin të përmirësohesh. Kështu mund t’i kalosh limitet e tua dhe mund të luftosh për t’i superuar ato.”

CR7 – “E kam parë kur luajtëm me Juven, më pas nuk kemi folur. Më duket po i njëjti: ai është një lojtar shumë i vendosur dhe i motivuar, nuk besoj se ka ndryshuar nga ai që kam stërvitur unë. Kristiano mbetet një lojtar ‘top’, i cili bën diferencën.”

VAR – “VAR është një teknologji që duhet përmirësuar, por që i shërben futbollit. Ashtu si çdo risi, ka disa paqartësi në fillim, por jemi në rrugën e duhur.”

NAPOLI – “Qyteti ka pamje unike, një klimë të mrekullueshme dhe napolitanët dinë ta shijojnë jetën, edhe përmes vështirësive dhe problemeve. Kanë një pasion të madh dhe nuk i marrin gjërat shumë seriozisht, si në vendet e tjera. Napoli është një qytet i mësuar të jetojë në vështirësi, por që e bën këtë gjë në mënyrë shumë pozitive. Më pëlqen të këndoj ‘O surdato nnamurato’ në ‘San Paolo’ pas çdo fitore. De Laurentis më ka kërkuar të bëj maksimumin për ta mbajtur ekipin në nivele të larta, diçka që kishte ndodhur dhe para ardhjes time.”

KAVANI – “Mos të harrojmë faktin që Milik është një djalosh i ri, i cili vjen nga dy vjet dëmtime dhe kjo gjë nuk duhet harruar. Tani ka rigjetur vazhdimësinë dhe shpresojmë të vazhdojë në këtë mënyrë. Folëm për Milik, por mund ta bëjmë dhe për Mertens e Insinjen. Është paradoksale të flasim për Kavanin, i cili adhurohet në Napoli, kur sulmuesit tanë po shënojnë shumë gola.”

INTER – “I vogël isha një simpatizant i Interit, por ajo simpati më pas u vyshk nga vitet që kalova me Milanin. Interi është një klub i fortë, që ka dëshirë të investojë dhe të kthehet në nivele të larta. Mendoj se kjo gjë është çështje kohe.”

GATUZO – “Ai ka bërë mirë në eksperiencën me Milanin. E mori skuadrën në një moment të vështirë dhe i dha identitet. Objektivat e Milanit janë të larta, por nevojitet durim dhe merkato cilësore. Ibra? Mendoj se ka qenë më shumë një vendim i Zllatanit, sesa i Milanit.”

DAVIDE – “Të punosh me djalin tënd është e veçantë, pasi ekziston një marrëdhënie më e drejtpërdrejtë dhe e ngushtë. Gjithçka i referohet stafit teknik, që është i ri dhe kompetent. Unë i kam disa vite mbi supe dhe ndonjëherë kam nevojë për entuziazmin e Davides dhe të rinjve në përgjithësi.”

EUROPA LEAGUE – “Nuk arritëm të avanconim në portën kryesore të Europës, por duam të shkojmë sa më larg në Europa League. Në vitet e fundit ky kompeticion është fituar nga klube të mëdha si: Atletiko Madrid, Mançester Junajtid dhe Çelsi. Është një mundësi që na ndihmon të jemi konkurrues.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online