Besëlidhja pa trajner, Kashami tregon arsyet e largimit

Ndriçim Kashami, pas eksperiencës së sezonit të shkuar me Apoloninë, bindi Besëlidhjen t’i ofronte drejtimin e ekipit. Plani për të punuar me elementë të rinj i presidenti Gjokë Noka, “joshi” atë që të bashkëpunonte me trajnerin kavajas.

Gjithsesi gjithçka u mbyll pas pesë javësh. Humbjet me Vllazninë dhe Erzenin kanë bërë teknikun Kashami të reflektojë dhe të largohet. Arsyet ai i shpjegon qartë në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres”.

“Më mëritën shumë dy humbje radhazi, por edhe largësia bëri punën e vet. Të udhëtosh çdo ditë 172 kilometra është sfilitëse. Meqë u ndërpre kampionati,  ishte koha e mjaftueshme të mos prishja edhe punën në vazhdimësi të ekipit. U largova dhe i uroj suksese Besëlidhjes në vazhdimësi”, ishin fjalët e teknikut Kashami, i cili është larguar i përlotur duke u përqafuar me lojtarët, që gjithashtu nuk janë përmbajtur në ato momente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online