Besëlidhja-Korabi nuk u zhvillua gjatë ditës së djeshme për shkak të erërave të forta që kishin “pushtuar” qytetin e Lezhës, ndërsa u vendos që ndeshja të zhvillohej gjatë ditës së sotme.
Vendasit kanë fituar pastër 3-0 kundër ekipit dibran, duke u ngjitur në vendin e tretë me 30 pikë. Vendasit vulosën fitoren me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Hoxha zhbllokoi sfidën në minutën e tetë, ndërsa afrikani Kamara dyfishoi shifrat me golin e shënuar shtatë minuta përpara fundit të pjesës së dytë.
Pjesa e dytë dhuroi dhe një tjetër gol. Ishte përsëri ekipi lezhian që gjeti rrjetën me anë të Balajt, i cili vulosi fitoren e Besëlidhjes me golin e shënuar në minutën e 87-të. Kjo ishte fitorja e dytë rresht për ekipin e Gjonit, ndërsa Korabi renditet një pozicion më poshtë në renditje me 27 pikë.
Kategoria e Parë – java 18
E diel, më 24 shkurt, ora 14:00
BESËLIDHJA-KORABI 3-0
Shënues: Hoxha 8’, O. Kamara 38’, Balaj 87′
Besëlidhja: Bajri; Fetaj, I. Kamara, Dibra, Rustemaj; Kryemadhi, Balaj, T. Kamara; Hoxha, Soumah; Lambert. Trajner: Vladimir Gjoni
Korabi: Birja; Koçi, Dida, Doçi, Osmani; Kalluci, Karaj, Raza; Lika, Trimi, Skuka. Trajner: Dorian Bubeqi